Chrome dështon dy herë në testimet për siguri
Faqja 1 e 1
Chrome dështon dy herë në testimet për siguri
1.Chrome dështon dy herë në testimet për siguri
Në betejat e sivjetme Pwn2On për të treguar nivelet e hakimit të shfletuesve, Google Chrome ishte i pari që ra dhe atë bile në pesë minutat e parë të sfidës.
Ndërmarrja hulumtuese franceze e vrimave, VUPEN Security, sulmoi për një fillim të hershëm në garën vjetore të thyerjes të crackingut Pwn2Own, që është pjesë e konferencës së kësaj jave CanSecWest për informacione rreth sigurisë, e cila mbahet në Vankuver. VUPEN mori 32 pikë për hakimin e Chrome nga zyrtarët nga Nisma për Ditën Zero e TippingPoint, një program shpërblyes për gjetjen e vrimave që e sponsorizon garën. Në fund të ditës, VUPEN ishte në kryesim me 62 pikë, pasi kishte arritur të hakonte dhe shfletuesin Safari 5 në Mac OS X Snow Leopard dhe Firefox 3 në Windows Xp. Gara vazhdon edhe gjatë ditës së premte..
Sipas një cicërime të bërë në rrjetin Twitter nga VUPEN, shfrytëzimi i vet i Chrome përfshinte “ekzekutim të kodit dhe ‘sandbox escape’” kundër një kopjes së Chrome që punonte në Windows 7.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi